Një dron nga Libani goditi qytetin bregdetar të Cezaresë, ku jeton kryeministri Benjamin Netanyahu. Ndërkohë dy dronë të tjerë u kapën.
Forcat izraelite të mbrojtjes raportuan se një dron i identifikuar si i ardhur nga Libani goditi një “strukturë” në qytetin e Cezaresë, në Izraelin qendror, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Agjencia e lajmeve Al Araby e Katarit raporton se objektivi i dronit të lëshuar sot nga Libani mbi qytetin izraelit të Cezaresë, në veri të Tel Avivit, ishte “rezidenca personale e kryeministrit Benjamin Netanyahu”.
Për momentin nuk ka të lënduar, ndërsa dy dronë të tjerë janë kapur. Mediat izraelite po raportojnë për vendosjen e avionëve luftarakë dhe helikopterëve në Cezare, që ndodhet në jug të Tel Avivit.
Zyra e Kryeministrit konfirmon se “rezidenca private e kryeministrit në Cezare ishte shënjestër e një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes”.
Në një deklaratë të shkurtër, PMO thotë se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe gruaja e tij Sara nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar në incident.
(BalkanWeb)