Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 68-vjeçarin Iqmet Skënderi. Ky i fundit u arrestua pasditen e së mërkurës në Maliq me akuzën e ngacmimi seksual ndaj një 11-vjeçare.

Gazetarja e News24, Lorena Kodra, raporton se gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë, 68 vjeçari nuk ka pranuar asnjë akuzë, duke u shprehur se “nuk e kam bërë, nuk e kam ngacmuar”.

Avokati i 68-vjeçarit e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij.

Kujtojmë se nga dëshmia që vajza e mitur ka dhënë në komisariatin e Malqit në prani të nënës së saj, mësohet se 68 vjeçari Iqmet Skënderi, e ka ngacmuar 11 vjeçaren në dyqanin e tij në fshatin Strelcë të bashkisë Maliq.

Nëna e vajzës Marsela Zito për mediat një ditë më pas deklaroi se vajza e saj është ngacmuar nga 68 vjeçari me fjalë fyese.

Ndërkohë që akuzat i ka hedhur poshtë Myfit Skënderi, vëllai i 68-vjeçarit të arrestuar.

Myfit Skënderi tha për mediat se akuzat e familjarëve të 11-vjeçares janë të pabaza, ndërsa historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej nga deklarata e banorëve kur thonë se çdo gjë është e stisur, pasi familja e vajzës ka borxhe në dyqanin e 68-vjeçarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb