Policia e Durrësit arrestoi 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 57 vjeç, banues në Qerret Durrës, pasi ka goditur me grusht bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur duke i shkaktuar dëmtime në trup shtetasin S. N., 19 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 47 vjeç, banues në Sukth të Ri, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit të automjetit të këtij shtetasi, Policia gjeti e sekuestroi një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb