Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, ndërsa do gjykohet për shpërndarje narkotikësh në rrugët e Oderzo.
Gjatë një kontrolli rutinë, policia i kapi dy doza një 29-vjeçari po shqiptar, ndërsa 30-vjeçari, tentoi të hidhte një pako me drogë. Mirëpo, gjesti i tij nuk i ka shpëtuar syrit vigjilent të policisë, të cilët kanë gjetur pakon, e cila kishte 12 doza kokainë.
Operacioni nuk ka përfunduar këtu, por ka vjuar me një kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur edhe 50 gramë kokainë, një peshore precize dhe disa kartëmonedha të falsifikuara.
30-vjeçarit shqiptar i është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe do të gjykohet drejtpërdrejt nga Gjykata e Trevisos.