Dy operacione janë finalizuar gjatë 23 orëve të fundit në Lezhë, ku në pranga kanë rënë 5 persona dhe janë sekuestruar 200 kg kanabis.

Përmes një deklarate bëhet me dije se në informacionet e marra në rrugë operative në fshatin Shtuf, Mirditë dhe në fshatin Gjobardhaj, Lezhë disa persona kishin përshtatur magazinat për tharje  dhe përpunim të kanabisit dhe gjatë kontrollit në  një shtëpi të pabanuar  u gjetën qindra bimë  në proces tharje  me peshë totale 108 kilogramë kanabis.

Teksa në pranga ranë P.Ç. 27 vjeç,  A.M, 39 vjeç, P.M, 71 vjeç, dhe M.M, 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, Kaçinar, Mirditë, të dyshuar si autorë të  kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje.

Më tej në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit   Gj. M. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/ Gjatë 24 orëve të fundit u  finalizuan në Mirditë dhe Lezhë  dy operacione të koduara“Procesi”dhe “Furia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit

Vihen në  pranga 5 shtetas.

Sekuestrohet  200 kilogramë kanabis

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme  në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, bazuar dhe në informacionet marra në rrugë operative se në fshatin Shtuf, Mirditë dhe në fshatin Gjobardhaj, Lezhë, disa persona kishin përshtatur magazinat për tharje  dhe përpunim të kanabisit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Lezhë , organizuan dhe finalizuan dy operacione policore.

Në kuadër të operacionit “Procesi”  në fshatin Shtuf, njësia administrative Kaçinarë, Mirditë, pasi gjatë kontrollit në  një banesë të pabanuar  u gjetën qindra bimë  në proces tharje  me peshë totale 108 kilogramë kanabis.

Në vijim të operacionit , u arrestuan në flagrancë shtetasit:

P.Ç. 27 vjeç,  A.M, 39 vjeç, P.M, 71 vjeç, dhe M.M, 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, Kaçinar, Mirditë, të dyshuar si autorë të  kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje.

2-Ndërsa në kuadër të operacionit “Furia” në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit   Gj. M. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy raste të veprimtraisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: