Një shqiptar dhe një grek kishin ngritur një biznes të kultivimit të drogës në Kipseli të Athinës, por u arrestuan nga policia.
Arrestimet u kryen pas një hetimi në bazë të informacionit në lidhje me veprimtarinë e individëve që vepronin në kultivimin e marijuanës dhe trafikimin e sasive të prodhuara në zonën e gjerë të qendrës së Athinës.
Nga hetimi i policisë në një shtëpi në zonën e Kipselit u gjet një laborator i pajisur plotësisht për kultivimin e fidanëve të kanabisit me metodën hidroponike, ndërsa u gjet edhe një sasi marijuane.
Konkretisht, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të plota laboratorike të kanabisit hidroponik, 27 fidanë marijuane, 102 gram marijuanë e papërpunuar, 3 gram kokainë, shuma prej 100 euro dhe 3 celularë.
Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.