Ministri i Jashtëm i Francës  bëri të ditur se Parisi është i hapur ndaj idesë së një ftese të menjëhershme për Ukrainën për t’u anëtarësuar në NATO.

Por ka shtuar se bisedimet do të vazhdojnë për këtë temë me aleatët, raporton Reuters.

“Për sa i përket ftesës për Ukrainën për t’u anëtarësuar në NATO, ne jemi të hapur ndaj saj dhe është një diskutim që po e bëjmë me partnerët tanë”,  tha Jean-Noel Barrot në një konferencë për shtyp me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha.

Barrot tha gjithashtu se nëse do të vërtetohej se Koreja e Veriut po dërgonte trupa për të mbështetur Rusinë në Ukrainë, do të ishte një përshkallëzim i madh dhe do të tregonte se Moska po ballafaqohej me probleme në luftë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: