Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pothuajse të gjithë në Rripin e Gazës janë të uritur, duke e quajtur këtë situatë “çnjerëzore”, transmeton Anadolu.

“OBSH-ja bën thirrje për akses të menjëhershëm për gjithë ndihmën humanitare, duke filluar me ushqimin dhe ilaçet për fëmijët me kequshqyerje të rëndë, të cilët duhet të trajtohen urgjentisht”, shkroi Tedros në X.

OBSH-ja vazhdon të bëjë thirrje për një armëpushim pasi “ilaçi më i mirë është paqja”, tha ai.

Që nga viti 2006, Izraeli ka vendosur bllokadë ndaj Gazës, duke e kthyer rajonin në atë që shumë e përshkruajnë si burgun më të madh në botë në ajër të hapur.

Izraeli ka vazhduar ofensivën brutale në Gaza që nga tetori i vitit të kakluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 42.400 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 99.100 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Sulmet izraelite kanë zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e Gazës, krahas bllokadës së vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: