Noor Alfalah, nëna e fëmijës më të vogël të Al Pacinos, mohoi zërat se ajo është në një lidhje me Bill Maher.
“Bill është miku im, thjesht një shok ”, i tha 30-vjeçarja paparacëve të TMZ që e panë atë teksa ngiste makinën në Los Angeles. “Ai është i mrekullueshëm, por ne jemi thjesht miq”, shtoi ajo më pas.
Përveç kësaj, ajo sqaroi se ajo dhe Pacino mbeten vetëm miq dhe ndajnë së bashku rritjen e fëmijës së tyre.
“Al është shoku im më i mirë,” këmbënguli Alfalah, kur u pyet nëse ata janë ende çift. “Jo, por ai është shoku im më i mirë,” u përgjigj ajo. Së fundi, ajo tha se bashkë-prindërimi i fëmijës së tyre me Al Pacinon “po shkon mirë”.
Në fillim të këtij muaji, Alfalah dhe Maher u panë duke dalë së bashku nga Chateau Marmont në Los Angeles.
Noor Alfallah, 30, shuts down Bill Maher, 68, dating rumors: We’re ‘just friends’ https://t.co/mw7tK9HsW9 pic.twitter.com/8ZEHqWFE2C
— Page Six (@PageSix) October 18, 2024
Pak orë më parë, Alfalah dhe Pacino u fotografuan së bashku teksa largoheshin nga Chez Mia në West Hollywood. Aktori fitues i çmimit Oscar ishte pranë saj edhe në ditëlindjen e saj të 30-të. Megjithatë, pas takimit të saj me Maherin, Pacino i tha People se të dy thjesht po ruajnë një “miqësi”.
Zëdhënësi i saj shtoi: “Al dhe Nour kanë qenë miq shumë të mirë prej vitesh dhe po rritin së bashku djalin e tyre, Roman”.