Barcelona do të përballet me Sevillian të dielën, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Trajneri i katalanasve Flick, në konferencën për shtyp tha se Inaki Pena do të jetë në mesin e shtyllave nga minuta e parë, pavarësisht gatishmërisë së portierit Szczezny.
“Jam i lumtur që Szczezny ai tha se ishte gati të luante. Është pozitive, por unë mendoj se nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar vendimin. Iñaki Pena luan nesër”- tha Flick. Kujtojmë që Szczezny ishte afrim emergjent te Barça, pas dëmtimit të Ter Stegen.
(J.S/BalkanWeb)