Me mbi 1 kilogram kokainë në makinë është arrestuar një shtëtas shqiptari në Itali. Episodi ka ndodhur në via Fillak. Protagonisti është një shqiptar 46-vjeçar i pastrehë, i arrestuar nga policia me akuzën e posedimit për qëllime trafiku.

Skuadra Fluturuese, gjatë një shërbimi që synonte luftimin e trafikut të drogës në Sampierdarena, vuri re një burrë i cili pasi kishte bërë disa udhëtime në zonë me makinën e tij, mori një rrugë kundër trafikut. I ndaluar menjëherë nga operatorët, ai u shfaq shumë nervoz, duke parë me këmbëngulje drejt një çantë shpine të vendosur në tokë përballë sediljes.

I pyetur nëse mbante diçka të paligjshme, burri tregoi me gisht çantën e zezë të shpinës, brenda së cilës kishte mbështjellës të ndryshëm kokaine me peshë totale afërsisht 1.1 kg. Pas kontrolleve të mëvonshme personale dhe automjeti, u gjetën dhe sekuestruan edhe 2500 euro cash. Burri u dërgua në burgun Marassi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: