Gara për Serie A mbetet tejet interesante këtë sezon. I mirënjohuri Gianluca Zambrotta, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar këndvështrimin e tij për skuadrat e mëdha.

“Interi dominoi Serie A në sezonin e kaluar, patjetër është skuadra që duhet mposhtur. Napoli është në epërsi, i cili pa angazhime në Kupat e Europës mund të rikuperohet dhe t’i përgatisë më mirë ndeshjet.

Juventusi është afër, ka bërë shumë mirë në Champions League në dybndeshjet e para. Në Serie A mund të bëjë më mirë. Po, edhe Juventusi mund të luftojë për ta fituar kampionatin”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb