Dua Lipa ka pozuar me partnerin e saj Calum Turner pas një emisioni ku ata morën pjesë dhe fotot i ndau me miqtë e saj online në Instagram.

Në një nga fotot e postuara nga ylli shqiptar i muzikës, ajo shihet duke shijuar puthjet e partnerit të saj, ndërsa në mbishkrimin e postimit shkruan: “Argëtim pas shfaqjes dhe shumë dashuri ” .

Shihni postimin

Lajmi për lidhjen e këngëtares dhe aktorit u publikua për herë të parë në janar. “Ata janë të çmendur për njëri-tjetrin ”, tha një burim në atë kohë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Që atëherë, Lipa dhe Turner janë kapur në disa dalje. Marrëdhënia e tyre u konfirmua teksa u fotografuan duke ndarë puthje në Los Angeles më vonë atë muaj.

Turner më parë ishte në lidhje me Vanessa Kirby, ndërsa Lipa ishte në një lidhje me regjisorin Romain Gavras për 8 muaj, derisa u ndanë në dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: