Ka marrë fund arratia e një 45-vjeçare nga fshati Ruzhdije, Patos.

Sipas policisë, gjykata e Fierit e ka dënuar 45-vjeçaren me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostuticioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Y. N(Xh)., 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostuticioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostuticion”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: