Kandidati republikan për president dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar nga Izraeli do ta bëjë “më të lehtë” paqen në Gaza.

I pyetur nëse arritja e paqes do të jetë më e lehtë apo më e vështirë pas vrasjes së Sinwarit në Gaza, Trump, i cili ishte në shtetin e Miçiganit për një tubim fushate, tha: “Unë mendoj se kjo e bën më të lehtë”.

Trump tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “po bën një punë të mirë, Biden po përpiqet ta frenojë atë … dhe ndoshta duhet të bëjë të kundërtën”.

Trump tha gjithashtu se planifikon të bisedojë së shpejti me Netanyahun.

Ushtria izraelite tha të enjten se vrau Sinwar në një operacion ushtarak në Gaza. Megjithëse nuk specifikoi vendndodhjen e vdekjes së Sinwar, raportet e mediave izraelite sugjeruan se operacioni u zhvillua në qytetin jugor të Rafah.

Hamasi konfirmoi vdekjen e liderit të saj në vijën e frontit, duke e quajtur atë një “hero që luftoi forcat izraelite deri në frymën e tij të fundit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: