Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ndoshta duhet të hedhë përsëri sytë nga Anglia, ku Anis Mehmeti po bën paraqitje të mira me ekipin e Bristolit në Championship. Anësori i majtë i sulmit, një pozicion për të cilin Silvinjo po bën shumë eksperimente, ka gjetur sot rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Midëllsbrou.

 

Me një lëvizje të shpejtë, ai ia doli të shmangte ndërhyrjen e një mbrojtësi në zonë dhe me të djathtën të shënonte një gol të rëndësishëm që i dha avantazhin skuadrës së tij në transfertë.

 

 

Ky ishte goli i dytë në këtë kampionat i mesfushorit i cili u ftua nga Silvinjo në grumbullimet e tij të para, por pastaj u la në harresë. Edhe pse është një tip lojtari që preferon braziliani pasi luan në pozicione të ndryshme në fushë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb