Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 të gazetares Nisida Tufa, u shpreh se përgjimet në aplikacionet SkyECC dhe EncroChat do të konsiderohen të ligjshme që pas një vendimi të marrë nga Gjykata Europianë e të Drejtave të Njeriut.
Megjithatë ai u shpreh se një person i cili del në përgjime, nuk mund të shpallet fajtor e më tej të dënohet, bazuar vetëm në këto biseda.
Duhen prova të tjera mbështetëse që një person të shpallet fajtor nga gjykata.
“Gjykata Kushtetuese dhe përgjimet nga SkyEcc dhe Encro Chat.
Opinion që ka përfshirë të gjithë juristët, por kemi një vendim të GJEDRNJ ku argumentohet dhe urdhërohet në një mënyrë që përgjimet e këtyre dy programeve të konsiderohen të ligjshme.
Nuk mund të shkojë një njeri të deklarohet fajtor vetëm nga komunikimet në EnchoChat. Nëse nuk prova të tjera mbështetëse nuk ndodh. Edhe GJK pas këtij vendimi të gjykatës europiane do ta ketë më të lehtë”, tha ai.
(BalkanWeb)