Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari, ka deklaruar se është e e habitshme se si Partia demokratike nuk pranoi votimin elektronik në disa qarqe të vendit, si Tirana dhe Durrësit, ndërkohë që normalisht duhej të kërkonte shtrirjen e saj në të gjithë territorin e vendit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh se lëvizje të tilla nuk vijnë aromë as demokracie dhe as transparencë, ndërsa ceku edhe garancitë që PD tashmë nuk mundet t’ua ofrojë aleatëve në opozitë.

“PD sipas analistëve nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, dhe në vend që të kërkojë mbështetjen e aleatëve në opozitë, mbështetje që vjen nëpërmjet arbitrit, me votim elektronit të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, thonë nuk duam votim elektronik. Çfarë garancie do u japësh opozitarëve të tjerë kur u thua nuk dua votim elektronik. Sot nuk ka budallenj që të mos kuptojnë që janë lëvizje që nuk kanë era demokraci dhe transparencë. Nëse do të pranohej gjysma e mandateve do të votoheshin elektronikisht. Habi e madhe që opozita nuk i beson votimit elektronik kur është një metodë e përdorur nga e gjithë bota. Mendoj që opozita zyrtare, PD dhe të tjerët duhet të pasurojnë aksionin opozitar”, tha ai.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb