Sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci, u aktivizua titullar me skuadrën e Spartës së Pragës mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Liberec, i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit çek. Tuci

24-vjeçari shqiptar, e nisi sfidën nga minuta e parë duke formuar treshen e sulmit të bashku me 2 shqiptarët e Kosovës, Krasniqi dhe Rrahmani, por Tuci mundi të qëndronte në fushë vetëm 45 minuta, pasi në fundin e pjesës së parë, sulmuesi kuqezi, shfaqi disa probleme muskulore, teksa nuk mundi të vazhdonte më sfidën.

Tuci mbeti i ulur në fushë në minutën e 45+1, teksa në startin e pjesës së dytë u zëvendësua menjëherë nga sulmuesi Birmanceviç. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Spartën e Pragës falë goli të shënuar nga Viesner në minutën e 8-të.

Ky ishte aktivizimi i 6-të për Tucin në këtë sezon në kampionat. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 2 gola si dhe ka regjistruar 1 asist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb