Milan fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Udineses, në sfidën e javës së tetë. Kuqezinjtë realizuan me Chukwueze, pas 13 minutash lojë. Ndeshja për të besuarit e Fonsecas u komplikua pas 29 minutash lojë, teksa Reijnders u ndëshkua me karton të kuq.

Mysafirët barazuan shifrat me Ehzibue, por goli u anulua për pozicion të parregullt.

Udine shtoi ndjeshëm presionin dhe ia doli të dërgonte shifrat në 1-1 në të 95-tën minutë me Kabasale. Festa nuk zgjati shumë, pasi goli sërish u anulua.

 


(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb