Dhuna në futbollin shqiptar është rikthyer sërish. Në sfidën e Kategorisë së Dytë për grupmoshën U-17, ishte ndeshja mes Orikut dhe Butrintit që u ndërpre pas një sherri masiv në pjesën e parë.

Sfida nisi në stadiumin “Oriku” prej orës 13:00 dhe në momentin e kaosit në fushë u përfshinë dhe prindërit e lojtarëve.


Dhuna solli dhe në ndërprerjen e ndeshjes. Kjo ngjarje pritet të jetë dhe objekt i Disiplinës dhe Etikës në javën e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb