Fundjavë me mot të keq në të gjithë Italinë. Nga veriu në jug, Gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila prej muajsh ishte përfshirë nga një thatësirë e madhe.

Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, pas ditëve të motit të keq, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth. Një djalë 20-vjeçar vdiq në Pianoro: ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë të goditur nga një valë përmbytjeje.

Gjatë natës përmbytja ka arritur edhe në Ravenna, Modena, Reggio Emilia dhe reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët e Apenineve. Për ditën e sotme, alarmi portokalli është në Kalabrinë jugore dhe Joniane, në një pjesë të madhe të Emilia-Romagnas, në sektorë të mëdhenj të Venetos dhe Basilicatas dhe në sektorët juglindorë të Lombardisë.

Garazhe dhe lokale nëntokësore janë përmbytur në disa zona të Modenës, ku gjatë natës janë regjistruar përmbytje kanalesh dhe përrenjsh. Në veçanti, problemet më të mëdha janë regjistruar në zonën e Modena Est, në lagjen Musicisti. Në provincën e Modenës, pikat kryesore kritike janë në Savignano, për shkak të përmbytjes së lumit Merdone në zonën Garofano. Vështirësi janë regjistruar edhe në zonën Castelfranco Emilia, në fshatrat Manzolino, Gaggio dhe Piumazzo. Një përrua ka vërshuar edhe në Montale Rangone.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: