Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e punës së saj në një javë. Bëhet fjalë për arrestime, procedime dhe gjoba.
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
22 arrestime dhe procedime penale:
5 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit (arrestuar).
6 persona për pa leje drejtimi (3 Persona arrestuar, 3 ne gjendje te lire)
10 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
1 person u procedua për largim nga vendi i ngjarjes (dhe 1 ngjarje referuar materialet ne Prokurori).
Masat administrative:
10.011 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,430 në ditë.
19 masa për xhama të zinj.
286 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
208 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
595 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
3 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
337 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
7.140 masa për qëndrim të gabuar.
672 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
10 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
14 raste për tejkalim shpejtësie.
65 raste të ndryshme
24 automjete u bllokuan, përfshirë
7 automjete prove materiale.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!