ELBASAN

Një e moshuar që ishte denoncuar e zhdukur në Elbasan, është gjetur e pajetë pas kërkimeve në pyllin e fshatit Mjekës.

Policia deklaroi se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe. Nga deklarimet e familjarëve 82-vjeçarja dyshohet se vunate nga skleroza.

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryhet ekspertizimi mjeko-ligjor. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentinin me prova ligjore të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb