Edhe në prag të sfidës me Partizanin, tek Elbasani ka ende disa dilema sa i përket formacionit dhe lojtarëve që do të hidhen nga minuta e parë në fushë, për shkak të problemeve fizike. Arsen Kasa do të vijojë të mungojë, ndërsa në dyshim është Ardit Hila, për të cilin do të vendoset në momentet e fundit nëse mund të luajë, për shkak të një dëmtimi të lehtë, që e ka penguar të stërvitet normalisht në ditët e fundit.

E njëjta situatë edhe me sulmuesit Bedri Greca apo Blaise Tsage për shkak të shqetësimeve që ndiejnë nga dëmtime të mbartura. Pjesa tjetër e ekipit duket në rregull dhe gjasat janë që Bordin të jetë sërish besnik i skemës 3-5-2.

Form1
Form1

Nga minuta e parë në mbrojtje priten Lulaj, Telushi dhe Musta, teksa mesfusha pritet të përbëhet nga Lila dhe Hakaj në krahë, si dhe Qose, Dros e Hasani në qendër. Në sulm do t’i besohet Ze Gomeshit dhe Gjonit. Trajneri Bordin do të synojë të gjejë rrjedhshmërinë në sulm dhe të ruajë pathyeshmërinë e ekipit në mbrojtje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb