Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Rozhajë të Malit të Zi. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy shqiptarë nga Kosova.
Më tej bëhet me dije se viktimat ishin çift. Ata janë identifikuar si Benjamin Lajçi, 29 vjeç nga Peja dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare Sabina Lajçi. Ndërkohë me vendim të kryetarit të Komunës së Rozhajt, Rahman Husoviç, 20 tetori është shpallur ditë zie.
“Ne ndajmë dhimbjen e madhe dhe dua t’i shprehim ngushëllimet familjeve Ljaiç dhe Mukoviç. Komuniteti ynë u përball me një humbje të madhe”, ka njoftuar Husoviç. /pobjeda/
(Balkanweb)