Aleksandër Veselinoviç, tekniku i Partizanit, tregoi këndvështrimin e tij pas barazimit 1-1 me Elbasanin.

“Në fillim dua të lavdëroj atmosferën e mrekullueshme në Elbasan, që është një qendër sporti dhe një atmosferë e mrekullueshme. Përgëzoj lojtarët për pikën dhe për qasjen që kishim. Kam përshtypjen që kishim periudha ku ishim më dominues në ndeshje, edhe Elbasani të tijat. Mbase jam pak i nxehtë dhe nuk dua të diskutoj, por kam një ndjesi të brendshme që kishim më shumë shanse se ata. Ajo që duhet të jemi autokritikë është pjesa e goditjes standarte si e pësuam golin. Mendoj se përgjithësisht zhvilluam një ndeshje taktikisht të mirë, ndaj përgëzoj çunat dhe Elbasanin.

Duhet të kuptojmë që luajmë ndaj një kundërshtari shumë cilësor, mbase edhe në pjesën e dytë, një 30 minutësh e kemi bërë shumë cilësor. Por edhe një herë duhet të përgëzojmë Elbasanin për cilësinë që ka.

Nuk pajtohem me idenë e problemit psikologjik se ky është goli i parë që pësojmë pas 7 ndeshjesh me goditje standarte. Ndoshta mund të pajtohem që ishim konfuz në momentin e goditjes standarte, por jo të lojës. Mbase kur të analizohet dhe merret parasysh mesatarja e moshës, është normale një ulje-ngitje, por edhe përkundër moshës mestarë, jemi të vendosur shumë mirë. Kur flasim për shtatë ndeshjet ku jam unë dhe ka vetëm 4 gola të pranuar, mendoj se nuk ka probleme psikologjike. Normalisht kur luan jashtë, në këtë atmosferë, ata mund të ndihmojnë ekipin vendas. Edhe një herë duhet të them që ndjehem i nderuar që kam qenë pjesë e këtij ambienti dhe qyteti. Falënderoj edhe tifozët tanë që na mbështetin në çdo ndeshje.

Do i marrim ndeshjet me radhë. Normalisht që mbase nuk dua të gjej alibi, por dua të them diçka për ndeshjen e sotme dhe këtë që them tani, bas edo lidhet me ccdo pjesë të lojës tonë. I lë ekspertët të gjykojnë se sa kemi qenë në vështirësi në këtë ndeshje, nëse si e keni parë që nuk kishim Hadrojn, Bintsukën që u kthye në darkë nga kombëtarja, Mehmeti i i cili nuk u stërvit dy ditë, dëmtimi i Osmanllarit gjatë ndeshjes, si dhe të Qirkos i cili vuajti dëmtim. Janë 5 lojtarë që duam apo nuk duam, ndikoi te pjesa e lojës.

Qirko? Patjetër që do të presim raportin mjekësor, si për Osmanllarin. Gjithashtu edhe Domgjoni, ai meriton një mirëseardhje në futboll, ashtu si Alban Hoxha që është një legjendë dhe ka kryer detyrën e tij në mënyrën më të mirë”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb