Fitorja 1-2 në “frymën e fundit” ndaj Ëolves gëzon shumë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola. Numri një i stolit të kampionëve të Anglisë tha se skuadra e tij ka mjaft lojtarë të mirë në ofensivë, por ndaj një ekipi që mbron me shumë futbollistë, gjërat bëhen të vështira.

“Ne nuk jemi një ekip që fiton ndeshjet në fund, por përformanca ishte e jashtëzakonshme. Ne kemi shumë lojtarë cilësorë përpara, por me shumë lojtarë në zonën e penalltisë është e vështirë, ata janë agresivë, të fortë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb