Analisti Genc Burimi në një lidhje me Skype në News 24 komentoi sjelljen e emigrantëve në Shqipëri.
Burimi theksoi se Italia e ka të pazgjidhshme çështjen e emigracionit. Ai shtoi se marrëveshja e emigrantëve mes Shqipërisë e Italisë nuk do të zhbëhet.
Genc Burimi: Drejtësia vendos, por ekzekutivi e ka në dorë çështjen. Emigracioni është një debat italian. Italia e ka problem emigracionin, pasi nuk ka si të kthejë mbrapsht personat që nuk kanë vokacion të qëndrojnë në BE.
Nga 100 mijë refugjatë, 10 mijë kthehen e 90 mijë jo. Prandaj fiton Meloni e Le Pen. Italia po përballet me një problem të pazgjidhshëm për emigracionin. Marrëveshja nuk do të zhbëhet.
(Balkanweb)