Elbasan Rashani e bën “sefte” me Elçen në ligën e dytë spanjolle. Shqiptari i Kosovës, u shndërrua në hero, në duelin ndaj Gijon, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-1. 

Rashani u fut nga stoli në minutën e 58-të duke zënë vendin e të dëmtuarit Santiago, teksa në minutën e 66-të shënoi golin e dytë për Elçen, i cili rezultoi edhe goli vendimtar i sfidës. 

Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit në ndeshjen e tij të dytë me skuadrën spanjolle. Kujtojmë që Rashani u bashkua me Elçen këtë sezon nga skuadra e Klermont

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb