Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Gazetari Igli Çelmeta raporton për News24 se Çyrbja fillimisht u mbajt në Drejtorinë e Policisë së Durrësit dhe se prej andej është nisur drejt Tiranës. Gjatë të hënës pritet që Çyrbja të dalë para Gjykatës, ku do i komunikohet masa e sigurisë.

Çyrbja ka dalë në komunikimet e Sky Ecc, pas informacioneve që ka marrë SPAK nga partnerët europianë, kryesisht franceze e belge. Mësohet gjithashtu se SPAK ka sekuestruar edhe makinën e ish-deputetit dhe celularin e tij.

Durres1
Durres1

Igli Çelmeta: Sonte me urdhër të SPAK është arrestuar në Durrës Jurgis Çyrbja. Ai u arrestua rreth orës 18:45 minuta, kur ish-deputeti ishte në shoqërinë e shoferit. Çyrbja u mbajt fillimisht në Drejtorinë e Durrësit, ku agjentët e BKH kryen veprimet e para hetimore, e ku nesër do të paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë. Çyrbja ka dalë në komunikimet e Sky Ecc. SPAK ka marrë informacione nga autoritetet belge, franceze etj për komunikimet e kryera në Sky Ecc.

Po kryhen kontrolle në banesën e Jurgis Çyrbjes dhe në Shijak, për personazhe të tjerë të dyshuar të krimit. Arrestimi i sotëm nuk lidhet me denoncimin e PD për shpërdorim detyre. Gjithashtu është sekuestruar makina dhe celulari i ish-deputetit të PS. Çyrbja po transferohet drejt Tiranës dhe nesër pritet të dalë para gjykatës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb