Një grup turistësh gjermanë rrezikuan seriozisht këtë mbrëmje, teksa mjeti i tyre doli nga rruga, duke shpëtuar mrekullisht, pa përfunduar në humnerë.

Gazetari Armir Mehaj raporton për Balkanweb se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët ju erdhën në ndihmë turistëve të frikësuar, duke tërhequr makinën.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Koman në vendin e njohur si Ura e Komanit. Turistët thanë se kishin humbur kontrollin e mjetit si pasojë e manovrave, për t’ju shmangur gropave, që karakterizojnë këtë segment rrugor, një ndër artierit e rëndësishme turistike të veriut të vendit, që përkundër premtimeve, vijon të mbetet në mëshirë të fatit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb