Njësitet policore kanë raportuar për disa raste të kalimit ilegal të kufirit në veri të Kosovës.

Në Zernosek të Leposaviqit të dielën rreth orës 17:30, policia ka ndaluar një mashkull serb që dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht. Rastin e ka marrë në shqyrtim prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në fshatin Bubë të Zubin Potokut, rreth orës 19:30, janë ndaluar një makinë dhe një kamion me një mashkull dhe dy femra serbe, që gjithashtu kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, shkruajnë mediat e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të kalojë në procedurë të rregullt. Një rast tjetër ka ndodhur në Bello Bërdo në Leposaviq, ku një mashkull kosovar është arrestuar për kalim ilegal të kufirit.

Edhe në këtë rast, pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në kufij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb