SPAK ka bërë bilancin e operacionit që çoi në arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja mbrëmjen e 20 tetorit në Durrës dhe Ahmet Mashës i njohur ndryshe si “Meçe”. Pas prangosjes së të dyve, oficerët e BKH kanë ushtruar kontrolle intensive në disa banesa në qytetin e Durrësit. I prangosuri Ahmet Masha është kunati i vëllait të Çyrbjes. Në kërkim vijon të jetë “i forti” i Shijakut, Altin Hajri. Ky i fundit akuzohet si një nga porositësit e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2019.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e kaluar dhe kontrolleve në banesa, SPAK ka sekuestruar  5 telefona celularë, një pajisje regjistrimi në formë pakete, dokumente pronësie si dhe një shumë parash.

Sendet e sekuestruara:

1. Pesë telefona celularë;

2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5. Dokumente pronësie, etj;

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb