Jennifer Lawrence është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Lajmi u konfirmua nga një përfaqësues i aktores për Vogue.

Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, të cilët u martuan në vitin 2019, tashmë kanë një djalë 2-vjeçar të quajtur Cy.

“Urimet shkojnë për Jennifer Lawrence! Aktorja fituese e Oskarit do të mirëpresë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin, galeristin e artit Cooke Maroney”, thuhej në postimin e Vogue.

E njohur për interpretimet e saj të jashtëzakonshme në filma si ‘Silver Linings Playbook’ dhe ‘The Hunger Games’, Lawrence nuk po fokusohet vetëm te familja e saj, por është gjithashtu duke zgjeruar karrierën e saj pas kamerës. Kompania e saj e prodhimit, ‘Excellent Cadaver’, i është përkushtuar krijimit të dokumentarëve që nxjerrin në pah çështjet e grave dhe kauzat sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb