Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara pensionistëve tha se PS e ka nisur më 2013 punën për pensionet, kur pensionistët merrnin vetëm “kockën e kofshës së gjysmagjelit”.

Rama tha se nëse rrisim pensionet pa menduar, atëherë mund të shkojmë te gropa e piramidave. Kreu i qeverisë theksoi se PS ka bërë reformë me pensionet, duke mos lënë pa pension asnjë person në moshë të pensionit.

Edi Rama: Kemi bërë një reformë pensioni më 2014. E dyta që ka bërë qeveria e PS është se në reformë e ka shkruar se nuk mund të lëmë asnjë pensionist pa pension, edhe pse nuk është në sigurimet shoqërore. Kjo është kategoria e gjysheve shtëpiake. Pensioni social që kemi vënë ne nuk ka vlerë të madhe, por ne nuk lëmë asnjë pa mbuluar. Ka nga ata që kanë punuar 30 vjet në Greqi dhe thonë pastaj kur vijnë ku është pensioni im. Por ti nuk ke qenë këtu, ke qenë atje.

Nuk ka kryeministër në botë që nuk do të rrisë pensionet. Këta që janë përballë nesh, janë politikanë të produkteve të piramidave. Ne kemi dhënë tre bonuse nga rritja e çmimeve nga lufta në Ukrainë, plus dhe bonusin tradicional. Ne e kemi nisur nga kocka e kofshës së një gjysmagjeli më 2014. Pa menduar mirë rritjen, mund të shkojmë tek gropa e piramidave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: