Një magazinë me lëndë ushqimore për blegtorinë u përfshi nga flakët në fshatin Gramsh të Lezhës duke u djegur plotësisht.

Megjithëse mbërritën shumë shpejt, zjarrfikësit e patën të pamundur për të parandaluar djegien e lëndës së thatë ushqimore, por fatmirësisht mbajtën nën kontroll flakët që të mos përhapeshin në shtëpinë që ndodhej pranë saj.

Kryefamiljari Pashuk Vasa tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por e rëndësishme për të ishte se gjithçka u mbyll vetëm me disa dëme materiale.

Për shkak të vështirësisë për të shuar plotësisht flakët, zjarrfikësit kanë qëndruar në gatishmëri që flakët të mos përhapen pasi magazina ndodhej në një lagje me disa banesa pranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: