Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti Përfaqësuesin e UNICEF, z. Murat Sahin.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin mes UNICEF dhe Kuvendit për mirëqenien dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kujdesin për plotësimin e nevojave të tyre arsimore, shëndetësore, sociale etj., për mbështetjen e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve, mbikëqyrjen e institucioneve dhe agjencive shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e tyre.

“Fëmijët janë të parët në politikat tona. Kam angazhim maksimal si Kryetare e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. Po rrisim mbikëqyrjen ndaj institucioneve e agjencive për mbrojtjen e fëmijëve”, është shprehur Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb