Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pesë marrëveshjet e nënshkruara në samitin e dhjetë të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt të hënën e kaluar.

Në një postim në rrjetin social “X”, Kurti ka shkruar se Procesi i Berlinit, për një dekadë, e ka afruar rajonin me Bashkimin Evropian dhe e ka çuar përpara në rrugën e integrimit.

“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe udhëheqëse në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e Bashkimit Evropian në themel të saj”, ka shkruar Kurti.

Marrëveshja për aksesin në arsimin e lartë dhe pranimin në studime në Ballkanin Perëndimor, Deklarata e gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal 2025-2028, Deklarata për rikonfirmimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, Deklarata për standardet rajonale të provimeve i IHD-ve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Deklarata për qasje dhe bashkëpunim në infrastrukturën e kërkimit dhe inovacionit, janë marrëveshjet që ka renditur Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb