Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit të bashkëpunimit për çështjet rajonale dhe për proceset integruese.
Agjenda parashikon takimin me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Z. Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, z. Željko Komšić dhe znj. Željka Cvijanović.
Presidenti Begaj do të takohet edhe me Kryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare, si dhe me Kryeministren Borjana Krišto.