SPAK mësohet se ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhin.

Ndërsa, në pranga është vënë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gjatë ditës së sotme, në afërsi të Kthesës së Kamzës është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Meta pritet që të dërgohet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Meta ka qenë në hetim nga SPAK, për disa akuza. Meta pak kohë më parë sulmoi Altin Dumanin, duke thënë se SPAK ka synim shkatërrimin e opozitës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb