Pak më parë BKH dhe policia i kanë vënë prangat kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
BalkanWeb siguron pamje nga momentet e para të arrestimit të tij pranë Kthesës së Kamzës. Siç duket edhe nga kjo foto, agjentë të BKH të asistuar nga një grup i posaçëm i Policisë së Shtetit dhe Forcave RENEA kanë ndaluar automjetin e Metës dhe e kanë arrestuar.
Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se SPAK ka ngritur 3 akuza ndaj Ilir Metës. Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-kreun e shtetit për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të të ardhurave.
(BalkanWeb)