Portieri i njohur, Mattia Perin  ka kontratë me Juventusin deri në qershor 2025. Për të ardhmen e tij ka folur vetë Perin, në intervistën e dhënë para ndeshjes së Champions League ndaj Stuttgart.

“Rinovimi? Ekziston një dëshirë për të vazhduar së bashku nga të dyja palët. Mendja jonë është te ndeshja e nesërme. Ata janë një skuadër shumë e përgatitur që u pëlqen të mbajnë shumë topin. Është një ndeshje e rëndësishme” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb