Një tjetër video është publikuar, nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në pamje duken momentet kur agjentët e BKH i afrohen makinës së Metës, pasi me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën dhe komunikojnë me të. Nuk dihet çfarë dialogu është zhvilluar, por brenda pak çasteve agjentët e BKH të asistuar nga Operacionalja veprojnë dhe ndërhyjnë forcërish duke e nxjerrë ish-kreun e shtetit nga automjeti.
Agjentët e maskuar e kanë ndjekur Metën nga dogana e Morinë e deri te Kthesa e Kamzës, duke përdorur dy automjete civile. Ata kanë udhëtuar me një makinë tip Mercedes Benz dhe një furgon. Me të mbërritur te Kthesa e Kamzës, automjeti “Benz” i ka bllokuar rrugën Toyotës së Metës ku po udhëtonte së bashku me shoferin e tij.
(BalkanWeb)