I dërguari special i SHBA-së, Amos Hochstein ka thënë të hënën në Bejrut se Shtetet e Bashkuara po punojnë si me Izraelin ashtu edhe me Libanin, për të gjetur një formulë që do t’i jepte fund konfliktit të tyre përgjithmonë.

Rezoluta 1701 e OKB-së, e cila i dha fund rundit të fundit të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah në vitin 2006, bën thirrje që Libani jugor të jetë i lirë nga çdo trupë apo armë, përveç atyre të shtetit libanez.

Megjithatë, lëvizja shiite e mbështetur nga Irani nuk e përfundoi praninë e saj.

Tensionet e vazhdueshme ndërkufitare arritën kulmin me sulmet me raketa të Hezbollahut në veri të Izraelit, në mbështetje të grupit militant palestinez Hamas pasi organizoi një sulm të përgjakshëm vrasjesh në Izrael nga Gaza, një vit më parë.

Izraeli filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Hezbollahut muajin e kaluar.

Hochstein i cili po qëndron në Liban për herë të dytë në dy muaj, po zhvillon bisedime me zyrtarët libanezë në një shtysë të re ndërmjetësimi të SHBA-së për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme pasi Izraeli vrau liderin e Hamasit, Yahya Sinwar javën e kaluar.

.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb