Pas arrestimit, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë me një mjet tip Golf.

Agjentët e BKH e kanë ndjekur Ilir Metën që nga Kosova. Ata kanë qenë me dy automjete. Menjëherë Metën e kanë futur në një makinë tip Golf dhe me këtë makinë, Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Meta është shfaqur i alarmuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ilir Meta ndodhet tashmë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Nga operacioni, u arrestua Ilir Meta, u dha “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, “arrest shtëpie” për Pirro Xhixhon dhe “detyrim paraqitje” për një tjetër bashkëpunëtore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: