Analisti Agim Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Baçi tha se mënyra sesi u bë arrestimi i Metës ishte e shëmtuar. Ai shtoi se ish-presidentit, si çdo qytetar tjetër të Republikës, duhet t’i ruhej dinjiteti.
Agim Baçi: Kjo ishte mënyrë e shëmtuar arrestimi. Ajo tërheqje zvarrë nuk është dinjitoze për asnjë qytetar. Ato pamje nuk tregojnë një trajtim dinjitoz të policisë për këdo. Nuk është se e kapi me armë në dorë duke bërë vrasje apo kërcënuar dikë.
Mund të kishte thirrje në polici, pasi Ilir Meta këtu ka qenë dhe e ka ditur se është në hetim. Ish-presidentit duhej t’i ruhej dinjiteti. Edhe nëse dënohet, në fund të fundit është qytetar.
(Balkanweb)