Ushtria izraelite ka njoftuar se 23 ushtarë izraelitë u plagosën në përleshjet në Rripin e Gazës dhe Libanin jugor në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, 23 ushtarë izraelitë u plagosën në përleshjet në Rripin e Gazës dhe Libanin jugor në 24 orët e fundit.
Më këtë shifër, sipas të dhënave të ushtrisë, numri i ushtarëve izraelitë të plagosur që nga fillimi i sulmeve në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit 2023 ka arritur në 5.018.
Njoftohet se 749 ushtarë izraelitë vdiqën që nga 7 tetori 2023, kur filluan sulmet në Gaza.
Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 42.603 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra, u vranë dhe 99.795 persona të tjera u plagosën.
Ndërsa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile gjithashtu po shkatërrohet duke u vënë në shënjestër spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.