Disa mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre për shkak të shiut të dendur në veri të Italisë.

Në Bolonja dhe zonat përreth, mbi 2 000 banorë e kaluan natën në strehimoret emergjente ose me familjen dhe miqtë. Disa rrugë janë zhytur në ujë dhe një 20-vjeçar vdiq në makinën e tij mes përmbytjeve.

Rajoni Emilia-Romagna, është goditur nga stuhitë që kanë shkaktuar dëme të vlerësuara në disa milionë euro.

Disa pjesë të Italisë jugore, përfshirë Kalabrinë dhe Siçilinë, kanë përjetuar gjithashtu përmbytje në qendrat e qyteteve gjatë ditëve të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: