Elbasani barazoi 1-1  mbrëmë përballë Partizanit. Një ndeshje e luajtur në “Elbasan Arena” që u mbyll me shumë polemika, pasi verdheblutë kishin pretendime për dy raste në fundin e takimit. Bëhet fjalë për golin e mohuar dhe rastin e konsideruar penallti.

I pari, të cilin klubi i Elbasanit e ka shpërndarë sot me foto përmes rrjeteve sociale, është goli i Lleshit. Vendasit gjetën golin e dytë, por arbitri kishte vërshëllyer për një faull në zonë ndaj mbrojtësit të Partizanit.

Pikërisht për këtë rast, Elbasani ka ndarë një foto përmes rrjeteve sociale. Është momenti kur Lleshi godet dhe dërgon topin në rrjetë.

Një gol i mohuar që në rast se do akordohej, Elbasani fitonte 3 pikë dhe merrte vendin e parë me përfundimin e nëntë javëve Superiore.

Postimi i shpërndarë nga Elbasani:

Af
Af

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb